Category Archives: Home

ESG – “EXACT SOLUTION GROUP” ALBANIA

Read the rest of this entry

Rivali me i fuqishëm i Whatsapp x momentin : Telegram

Telegram-App-StoreVjen sfida ndaj aplikacionit Whats App, miliona shkarkime në pak orë

Prej disa ditësh në krye të klasifikimit të aplikacioneve më të shkarkuara në “App Store”, është Telegram Messenger. Ai është falas, zë pak memorie (vetëm 9 mb), mjaft i shpejtë dhe me opsionin e grupeve të njëkohshme të komunikimit deri 100 vetë njëherësh.

Duket se aplikacioni do të zhvendosë përfundimisht rivalin WhatsApp. Ky aplikacion lejon dhe marrje dhe dërgim videosh deri në 1 GB, dërgim dhe marrje fotosh në formë galerie të njëkohshme dhe prezantohet si aplikacioni më i sigurt aktualisht. Ai ka gjithashtu edhe opsionin “secret chat”.

Në vetëm pak orët e fundit, aplikacioni i ri i dërgimit të mesazheve në kohë reale, është shkarkuar nga më tepër se 6 milionë persona, duke shënuar kështu një sukses që ndoshta as krijuesit e tij nuk e kishin menduar.

“Boom”-i është shënuar në kohën kur WhatsApp kaloi në duar të “Facebook”, që u shoqërua me dyshime për ruajtjen e informacioneve. Sipas ideatorëve, Telegram Messenger shfrytëzon një sistem “re”, i mbuluar nga skripte.

Ky aplikacion mund te shkarkohet nga Apple Store dhe sistemi Android tek Google Play. Ai është i disponueshëm dhe në Shqipëri dhe suporton numrat celularë të të gjitha kompanive.

Telegram: https://www.telegram.org/

Burimi: noa.al

How Web Browsers Works ?

how Web browsers Work

Android VS iOS

android vs ios

Modeli i ri S5 i Samsung Galaxy vjen me skaner të syrit

samsung_s5

Samsung Galaxy S5 pritet të dalë në treg gjatë këtij tremujori.

Njëri ndër opsionet që Samsungpritet të prezantojë në modelin e ri të telefonit gjatë panairit të madh të teknologjisë, Mobile World Congress, i cili mbahet muajin e ardhshëm, është skaneri i syrit.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg, Galaxy S5 prezantimi pritet të bëhet publik në prill, edhe pse kishte zëra që raportonin se edhe muaji mars mund të jetë një mundësi e mirë për prezantimin e gjeneratës së pestë tëtelefonit të linjës Galaxy.

Galaxy S5 thuhet se do të vijë me disa karakteristika të avancuara të cilat do të përfshijnë edhe procesorin me 64-bit, atë të Samsung-Exynos.

Galaxy S5 gjithashtu pritet të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 5 inç në QHD, rezolucionin prej 2560 x 1440″>1440 pikselëve, 4GB RAM, si dhe teknologjinë e kamerës ISOCELL, plus kamerën e pasme me 16MP.

Për më shumë, në mesin e inovacioneve të reja që Galaxy S5 do të sjellë, pritet të jenë edhe funksionet Eye Pause dhe Eye Scroll, si dhe një teknologji të re për skanim përmes syrit, e cila besohet se do të përmirësojë sigurinë etelefonit.

Kuptimi i Jetes !