Category Archives: Lajme

Kategori qe do permabj lajme mbi fushen e IT

Rivali me i fuqishëm i Whatsapp x momentin : Telegram

Telegram-App-StoreVjen sfida ndaj aplikacionit Whats App, miliona shkarkime në pak orë

Prej disa ditësh në krye të klasifikimit të aplikacioneve më të shkarkuara në “App Store”, është Telegram Messenger. Ai është falas, zë pak memorie (vetëm 9 mb), mjaft i shpejtë dhe me opsionin e grupeve të njëkohshme të komunikimit deri 100 vetë njëherësh.

Duket se aplikacioni do të zhvendosë përfundimisht rivalin WhatsApp. Ky aplikacion lejon dhe marrje dhe dërgim videosh deri në 1 GB, dërgim dhe marrje fotosh në formë galerie të njëkohshme dhe prezantohet si aplikacioni më i sigurt aktualisht. Ai ka gjithashtu edhe opsionin “secret chat”.

Në vetëm pak orët e fundit, aplikacioni i ri i dërgimit të mesazheve në kohë reale, është shkarkuar nga më tepër se 6 milionë persona, duke shënuar kështu një sukses që ndoshta as krijuesit e tij nuk e kishin menduar.

“Boom”-i është shënuar në kohën kur WhatsApp kaloi në duar të “Facebook”, që u shoqërua me dyshime për ruajtjen e informacioneve. Sipas ideatorëve, Telegram Messenger shfrytëzon një sistem “re”, i mbuluar nga skripte.

Ky aplikacion mund te shkarkohet nga Apple Store dhe sistemi Android tek Google Play. Ai është i disponueshëm dhe në Shqipëri dhe suporton numrat celularë të të gjitha kompanive.

Telegram: https://www.telegram.org/

Burimi: noa.al

Advertisements

Cilat janë 50 produktet teknologjike më të mira të vitit 2013

EngineerKemi parë gjatë vitit 2013 inovacione mjaft interesante në harduerët e pajisjeve mobile, PC form faktorë të rinj si dhe një shpërthim pajisjesh teknologjike shtëpiake apo ato për argëtim.

Pas testimeve dhe vlerësimeve të qindra produkteve gjatë këtij viti, editorët e PCWorld dhe TechHive kanë përpiluar me kujdes një listë të 50 produkteve të preferuara.

Notebook-ë, tabletë dhe pajisje të tjera mobile përbëjnë pjesën më të madhe të listës, së bashku me një sërë pajisjesh periferike apo mjete të tjera teknologjike që ju ndihmojnë ta bëni sa më produktive jetën tuaj.

Në listë përfshihen përveç pajisjeve apo mjeteve produktive, edhe pajisje për argëtim apo lojëra. Këto janë Top 50 produktet e vitit:

1. Intel Haswell gjenerata x86 e mikroproçesorëve

2. Microsoft Surface Pro 2

3. Amazon Kindle Fire HDX

4. Motorola Moto X

5. Razer Blade

6. Lenovo IdeaCentre Horizon 27

7. Microsoft Xbox One

8. iPad Air

9. Google Chromecast

10. iPhone 5S

11. Dell Venue 8 Pro

12. Abine DoNotTrackMe

13. Bioshock Infinite

14. Windows 8.1

15. Dell XPS 27

16. Roku 3

17. Sony VAIO Pro 13

18. Asus RT-AC68U

19. Fitbit Force

20. Transporter 2.0

21. Samsung NX300

22. Sonos Play:1

23. Nexus 7

24. Dropcam Pro

25. HTC One

26. Dell XPS 18

27. AMD Radeon R9 290X

28. TiVo Roamio

29. Chrome Bravo Night

30. Canon Rebel T4i

31. HP Chromebook 14

32. Candy Crush Saga

33. Knomo Kobe

34. Google Chromebook Pixel

35. Intel NUC Kit

36. Roccat Ryos MK Pro Gaming Keyboard

37. Acer Aspire V7

38. Samsung HM3300

39. NEC MultiSync EA294WMi

40. SteelSeries Siberia Elite

41. Asus Transformer Book T100

42. Sphero 2.0

43. Office 365 Home Premium

44. Razer Ouroboros

45. QNAP TS-469 Pro

46. Netatmo Weather Station

47. Toshiba Qosmio X75 A7298

48. B&W Z2

49. Withings WS-30 Bathroom Scale

50. Samsung Galaxy Note 3 (PCWorld Albanian)

Sa do jete madhesia e ekraneve te smartfoneve ne vazhdimesi ?

Windows-Phone-8Sipas raportimeve më të fundit, pritet që prodhuesit e smartfonëve të vazhdojnë të lançojnë pajisje me ekrane të mëdhenj, kryesisht 5 deri në 6 inç, duke qenë se niveli i shitjeve të smartfonëve me ekran mbi 6 inç ka qenë më i ulët nga sa mendohej.

Ndër smartfonët me ekrane mbi 6 inç përfshihet Samsung Galaxy Mega 6.3, Ascend Mate i prodhuar nga Huawei, Sony Xperia Z Ultra dhe HTC One Max. Sipas burimeve, shitjet e këtyre modeleve nuk kanë qenë në nivelin që pritej dhe si arsye kryesore për këtë mendohet të jetë kryesisht shqetësimi lidhur me mobilitetin.

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti u vu re se shitjet e smartfonëve me ekrane 5-6 inç përbënin 20% të shitjeve globale të smartfonëve, nëdrsa shitjet e pajisjeve me ekran 6-7 inç përbënin vetëm 3% të shitjeve globale.

Mesa duket hibridët smartfon-tablet (5-6 inç) konsiderohen më praktikë sesa hibridët 6-7 inç, prandaj ka të ngjarë që ky segment smartfonësh të shndërrohet në modelin e preferuar në vazhdimësi.

Për t’u përshtatur me trendin e tregut, së shpejti do të lançohen disa smartfonë me ekrane 6 inç përfshirë këtu Nokia Lumia 1520, Fonepad Note 6 nga Asustek Computer dhe Liguid S2 nga Acer. (PCWorld Albanian)

Laptopi që karikohet me anë të rrezeve të diellit

Laptopi që karikohet me anë të rrezeve të diellit

Dielli dhe natyra nuk janë pikërisht një mjedis ideal për informatikën, vetëm nëse ju keni një laptop që karikohet nga rrezet e diellit, si laptopi Sol me sistem operativ Ubuntu.

 

Krijuar kryesisht për përdorim në vendet në zhvillim, me ndërprerje të energjisë elektrike (ose jo-ekzistente), ai është i pajisur me panele diellore që thithin energjinë e diellin kur hapet. Sipas OMG Ubuntu dhe kompanisë kanadeze të telekomunikacionit WeWi që e kanë ndërtuar atë, pretendojnë se bateria e SOL mund të zgjasë deri në dhjetë orë, duke e lënë atë vetëm dy orë në diell.

Laptopi që karikohet me anë të rrezeve të diellit

Sipas faqes zyrtare të pajisjes, Sol vjen me një procesor Intel, lidhje Wi-Fi, ekran HD dhe me një modul satelitor për lidhje me internetin.

Gana thuhet se do ta marrë laptopin e para, me një çmim prej 300$. Megjithëse laptopi nuk është saktësisht i përballueshëm, ky është të paktën pak më i lirë se laptopi me energji diellore nga Samsung.

Mberrin smartfoni i pare per myslimanet !

PEACE MOBILEPEACE MOBILE: Një smartfon për Muslimanët nga Zakir Naik

Smartfoni islam është duke ardhur! Kështu bëjnë me dije faqet e teknologjisë së të përditshmes Arab News. Peace Mobile, një telefon që do të lansohet këto ditë të fundit të Ramazanit, është ide e Dr. Zakir Naik, një ligjërues i njohur ndërkombëtarisht. Smartfoni është i pajisur mirë për të konkurruar në treg me markat më të famshme, ka një ekran 4.6-inch, një aparat 5 megapixel dhe 4GB memorie.

Ndryshe nga smartfonët e tjerë, Peace Mobile vjen i ngarkuar me librat e Dr. Zakir Naik dhe videot mbi Islamin, wallpapers islam, aplikacione dhe ringtone islame.

Mijëra persona në Arabinë Saudite tashmë e kanë porositur online Peace Mobile, telefoni i parë i krijuar veçanërisht për nevojat e muslimanëve.

Si te gjeni telefonin tuaj te humbur ?

google-find

Google gjen telefonin tuaj nese ai humbet.

Me ne fund edhe Google vendosi te ofroje per perdoruesit opsionin e gjetjes se telefonit. Ky opsion do te jete i disponueshem pas lancimit te menuse se re “Android Device Manager” qe pritet gjate muajit gusht.

Nepermjet ketij sherbimi perdoruesit do munden te vendosin zilen e smartfonit ne maksimum ne menyre qe ta gjejne lehtesisht ne rastet kur ka humbur diku aty rrotull. Ndersa ne rastet kur telefoni ka humbur por eshte i lidhur ne rrjet do te shfaqet nje harte e vendndodhjes se tij ne kohe reale. Ne ato raste kur pajisja ka humbur perfundimisht ose eshte vjedhur atehere sherbimi do te mundesoje fshirjen e te dhenave.

googel-find

Aplikacioni do te jete i disponueshem per pajisjet Android 2.2 dhe per te gjitha versionet e reja pas tij qe do te thote se pothuajse te gjitha pajisjet do te mund ta perdorin. Softueri do te shoqerohet edhe nga nje uebfaqe.

Mund te themi se aplikacioni kryen te njejtat veprime si sherbimi “Find My Phone” ne sistemin iOS. Prodhuesit e smartfoneve kane qene gjithnje ne presion nga perdoruesit per krijimin e sistemeve qe do mund te kthenin telefonet ne pajisje te dobishme ne menyre qe te reduktohej vjedhja e tyre.

Dielli artificial në Norvegji ?

Mirror-Project

Pesë muaj e vitit, duke filluar nga shtatori deri në mars, qyteti norvegjez Rjukan mbetet nën hijen e maleve përreth. Por zyrtarët kanë miratuar një projekt, që do të hedhë dritë mbi qytetin e vogël gjatë muajve të errëta të dimrit.

Si pjesë e projektit Pasqyra, inxhinierët kanë filluar instalimin e tre pasqyrave të mëdha drejtkëndëshe në faqet e maleve, që rrethojnë Rjukan .Këto pasqyra do të reflektojë rrezet e diellit poshtë në sheshin e qytetit, që do të bëhet një vend me diell gjatë muajve të dimrit.

Dielli artificial që ndriçon ditët e errëta dimërore në Norvegji

Pasqyrat prej 32.3 metër katrorë , të cilat janë gjetur normalisht në fermat diellore, do të kontrollohen nga një kompjuter qendror. Një sensor do të ndjekë diellin dhe do të lejojë pasqyrat të lëvizin, në mënyrë që të reflektohet sasia më optimale e diellit.

Qyteti po shpenzon 835.000$ në këtë projekt. Helikopterët kanë instaluar disa nga pasqyrat këtë muaj, të cilat do të testohen në shtator.