Category Archives: Formula 1

SI DO TE NDRYSHOJE FORMULA 1 NE VITIN 2014

formula1
Gara më spektakolare, me makina që do te kene me shume fuqi sesa terheqje ne dalje te kthesave dhe një mundësi per shfaqjen e teknologjisë dhe inovacionit. Këto janë shenjat dalluese te mundshme të Formula 1 pas rregulloreve te reja, sipas ekspertëve të cilët kanë ndërtuar motorrët e rinj. Me poshte mund te ndiqni te gjitha ndryshimet qe do te na shoqerojne ne sezonin e ardhshem.

MOTORRI – Motorri 2.4 litersh V8 do te zevendesohet me ate 1.6 litersh V6 Turbo, qe do te punoje deri në një maksimum prej 15.000 xhirosh ne minute. Vete Turbo ne nje rrotullim do te gjeneroj 126.000 xhiro ne minute.

KUTIA E MARSHEVE (GEARBOX) – Kutite e marsheve do te kene tete marshe nga shtate qe jane aktualisht.

SISTEMI I RIGJENERIMIT TE ENERGJISE (ERS) – Ne 2014, një pjesë e madhe e fuqisë se makines do te vijë nga ERS i cili, se bashku me motorrin, do te formojne unitin e fuqise. ERS do te gjeneroje fuqi nen frenim dhe do te gjeneroje energji duke perdorur nxehtesine nga turbochargeri i motorrit. Ndryshe nga KERS-i aktual, që i jep piloteve 80bhp shtesë për gjashtë sekonda ne nje xhiro, ERS-i i 2014 do ti jape piloteve rreth 160bhp për 33 sekonda në nje xhiro ose fuqine e 2 KERS-eve se bashku. Bateria e ERS do te peshoje 20-25 kg dhe nuk mund te ndahet ne dy pjese ashtu sic bente Red Bull me baterine e KERS.

KONTROLLI I FRENAVE TE PASME – si pjese e rregulloreve te reja te unitit te fuqise, nje pjese shume e madhe e performances se makines do te percaktohet nga Sistemi i Rigjenerimit te Energjise (ERS). ERS-i, sic u permend me lart, ne menyre efektive do te prodhoje dyfishin e energjise dhe do te zgjase pese here me shume se sistemi aktual KERS. Rikuperimi i kesaj energjie ne frenim, do te ndikoje shume ne frenat e pasme, keshtu qe FIA do te lejoje nje sistem elektronik per te gjitha skuadrat per te kontrolluar frenat e pasme. Ky sistem elektronik do te ndihmoje per te kompensuar efektin e ERS ne frenat e pasme, dhe do te beje qe pilotet te mos ndryshojne here pas here setupin e frenave.

KARBURANTI- për të promovuar efikasitetin e karburantit, ne cdo gare ai do të jetë i kufizuar ne 100 kg ndryshe nga ky sezon dhe sezonet e kaluara qe ishte 160 kg. Ceshtja e kursimit te karburantit do te jete nje ceshtje thelbesore vitin e ardhshem.

PESHA MINIMALE – për të kompensuar rritjen e peshës së unitit te fuqise (motorr + ERS), pesha minimale është rritur nga 642kg ne 690kg.

MARMITA – ndryshe nga sezonet e meparshme, ku jane perdorur dy dalje ne te dy krahet e makines per marmiten, duke filluar nga 2014 marmita do te kete vetem nje dalje ne qender per te parandaluar perdorimin e saj per efekte aerodinamike. Cdo perdorim i marmites per efekte aerodinamike eshte i ndaluar rreptesisht nga neni 5.8.2 i rregullores se FIA-s.

LARTESIA E HUNDES SE MAKINES – për arsye sigurie lartësia e hundës do të reduktohet në vitin 2014. Lartësia maksimale është aktualisht 550mm, ndërsa vitin e ardhshëm ajo do te jete 185mm. Hundet do te jene shume te uleta sezonin e ardhshem dhe kjo do te ndikoje drejteperdrejt ne aerodinamiken e makines per shkak se ajri pengohet te futet ne katin e poshtem te makines. Mund te krijohen forma te cuditshme ne fundin e hundes per maksimizimin e ajrit ne katin e poshtem te makines.

KRAHU I PERPAREM – Krahët e përparem do të jenë pak më te ngushtë vitin e ardhshëm me gjerësine të reduktuar nga 1800mm në 1650mm.

KRAHU I PASEM – Ne krahun e pasem nuk do te lejohen shtesat ndermjet lartesise 150 milimetra dhe 750 milimetra duke mos lejuar perdorimin e marmites per efekte aerodinamike.

—————————————————————————

Video e pergjithshme e ndryshimeve:http://www.youtube.com/watch?v=nl39E64jXOU

Vettel e Red Bull pushtojnë Bahrainin

F1 Grand Prix Piloti i Red Bull Sebastian Vettel triumfoi në pistën e Bahrainit duke dominuar nga fillimi deri në fund të garës, ashtu siç bëri dhe vitin e kaluar. Gjermani që në fillmin u shfaq agresiv duke parakaluar dhe Rosberg që kishte fituar pole position në provat zyrtare. Problemet në sistamin DRS penaluzian Fernando Alonson i cili u detyrua të hynte 2 herë në bokse që në xhirot e para. Spanjolli i Ferrarrit e përfundoi garën në vendin e tetë. Zhgënjeu dhe Massa i cili nuk arriti të shkonte më larg se vendi I 12. Paraqitje shumë e mirë e Lotus me dy pilotët, Kimi Raikkonen e Romain Grosjean të cilët plotësuan podiumin përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë. Vettel kryson kampionatin me 77 pikë, ndjek Raikkonen me 10 pikë më pak e Leëis Hamilton me 50 pikë.