Category Archives: Informacion Per Ju

Rivali me i fuqishëm i Whatsapp x momentin : Telegram

Telegram-App-StoreVjen sfida ndaj aplikacionit Whats App, miliona shkarkime në pak orë

Prej disa ditësh në krye të klasifikimit të aplikacioneve më të shkarkuara në “App Store”, është Telegram Messenger. Ai është falas, zë pak memorie (vetëm 9 mb), mjaft i shpejtë dhe me opsionin e grupeve të njëkohshme të komunikimit deri 100 vetë njëherësh.

Duket se aplikacioni do të zhvendosë përfundimisht rivalin WhatsApp. Ky aplikacion lejon dhe marrje dhe dërgim videosh deri në 1 GB, dërgim dhe marrje fotosh në formë galerie të njëkohshme dhe prezantohet si aplikacioni më i sigurt aktualisht. Ai ka gjithashtu edhe opsionin “secret chat”.

Në vetëm pak orët e fundit, aplikacioni i ri i dërgimit të mesazheve në kohë reale, është shkarkuar nga më tepër se 6 milionë persona, duke shënuar kështu një sukses që ndoshta as krijuesit e tij nuk e kishin menduar.

“Boom”-i është shënuar në kohën kur WhatsApp kaloi në duar të “Facebook”, që u shoqërua me dyshime për ruajtjen e informacioneve. Sipas ideatorëve, Telegram Messenger shfrytëzon një sistem “re”, i mbuluar nga skripte.

Ky aplikacion mund te shkarkohet nga Apple Store dhe sistemi Android tek Google Play. Ai është i disponueshëm dhe në Shqipëri dhe suporton numrat celularë të të gjitha kompanive.

Telegram: https://www.telegram.org/

Burimi: noa.al

Advertisements

Android VS iOS

android vs ios

Modeli i ri S5 i Samsung Galaxy vjen me skaner të syrit

samsung_s5

Samsung Galaxy S5 pritet të dalë në treg gjatë këtij tremujori.

Njëri ndër opsionet që Samsungpritet të prezantojë në modelin e ri të telefonit gjatë panairit të madh të teknologjisë, Mobile World Congress, i cili mbahet muajin e ardhshëm, është skaneri i syrit.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg, Galaxy S5 prezantimi pritet të bëhet publik në prill, edhe pse kishte zëra që raportonin se edhe muaji mars mund të jetë një mundësi e mirë për prezantimin e gjeneratës së pestë tëtelefonit të linjës Galaxy.

Galaxy S5 thuhet se do të vijë me disa karakteristika të avancuara të cilat do të përfshijnë edhe procesorin me 64-bit, atë të Samsung-Exynos.

Galaxy S5 gjithashtu pritet të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 5 inç në QHD, rezolucionin prej 2560 x 1440″>1440 pikselëve, 4GB RAM, si dhe teknologjinë e kamerës ISOCELL, plus kamerën e pasme me 16MP.

Për më shumë, në mesin e inovacioneve të reja që Galaxy S5 do të sjellë, pritet të jenë edhe funksionet Eye Pause dhe Eye Scroll, si dhe një teknologji të re për skanim përmes syrit, e cila besohet se do të përmirësojë sigurinë etelefonit.

Top 20 Websites Making The Most Money

20. LinkedIn – $215,200,000 $7 per second
19. ClickBank – $350,000,000 $11 per second
18. Yandex – $439,700,000 $14 per second
17. Orbitz – $757,500,000 $24 per second
16. Groupon – $760,000,000 $24 per second
15. Taobao – $774,210,000 $25 per second
14. Zynga – $850,000,000 $27 per second
13. Skype – $860,000,000 $27 per second
12. Overstock – $1,100,000,000 $35 per second
11. Baidu – $1,199,000,000 $38 per second
10. Facebook – $2,000,000,000 $63 per second
9. NetFlix – $2,160,000,000 $68 per second
8. AOL – $2,417,000,000 $77 per second
7. Priceline – $3,072,240,000 $97 per second
6. Expedia, Inc. – $3,348,000,000 $106 per second
5. Alibaba – $5,557,600,000 $176 per second
4. Yahoo! – $6,324,000,000 $200 per second

3. eBay – $9,156,000,000 $290 per second
2. Google – $29,321,000,000 $929 per second
1. Amazon – $34,204,000,000 $1,084 per second

Krahasimi ndërmjet smartfonëve më të mirë të momentit

top smartphones

Cilat janë 50 produktet teknologjike më të mira të vitit 2013

EngineerKemi parë gjatë vitit 2013 inovacione mjaft interesante në harduerët e pajisjeve mobile, PC form faktorë të rinj si dhe një shpërthim pajisjesh teknologjike shtëpiake apo ato për argëtim.

Pas testimeve dhe vlerësimeve të qindra produkteve gjatë këtij viti, editorët e PCWorld dhe TechHive kanë përpiluar me kujdes një listë të 50 produkteve të preferuara.

Notebook-ë, tabletë dhe pajisje të tjera mobile përbëjnë pjesën më të madhe të listës, së bashku me një sërë pajisjesh periferike apo mjete të tjera teknologjike që ju ndihmojnë ta bëni sa më produktive jetën tuaj.

Në listë përfshihen përveç pajisjeve apo mjeteve produktive, edhe pajisje për argëtim apo lojëra. Këto janë Top 50 produktet e vitit:

1. Intel Haswell gjenerata x86 e mikroproçesorëve

2. Microsoft Surface Pro 2

3. Amazon Kindle Fire HDX

4. Motorola Moto X

5. Razer Blade

6. Lenovo IdeaCentre Horizon 27

7. Microsoft Xbox One

8. iPad Air

9. Google Chromecast

10. iPhone 5S

11. Dell Venue 8 Pro

12. Abine DoNotTrackMe

13. Bioshock Infinite

14. Windows 8.1

15. Dell XPS 27

16. Roku 3

17. Sony VAIO Pro 13

18. Asus RT-AC68U

19. Fitbit Force

20. Transporter 2.0

21. Samsung NX300

22. Sonos Play:1

23. Nexus 7

24. Dropcam Pro

25. HTC One

26. Dell XPS 18

27. AMD Radeon R9 290X

28. TiVo Roamio

29. Chrome Bravo Night

30. Canon Rebel T4i

31. HP Chromebook 14

32. Candy Crush Saga

33. Knomo Kobe

34. Google Chromebook Pixel

35. Intel NUC Kit

36. Roccat Ryos MK Pro Gaming Keyboard

37. Acer Aspire V7

38. Samsung HM3300

39. NEC MultiSync EA294WMi

40. SteelSeries Siberia Elite

41. Asus Transformer Book T100

42. Sphero 2.0

43. Office 365 Home Premium

44. Razer Ouroboros

45. QNAP TS-469 Pro

46. Netatmo Weather Station

47. Toshiba Qosmio X75 A7298

48. B&W Z2

49. Withings WS-30 Bathroom Scale

50. Samsung Galaxy Note 3 (PCWorld Albanian)

Si të gjeni linqet që po shpërndahen më tepër në Facebook dhe Twitter

DAD-URLSDëshironi të dini se cilat janë linqet që po bëjnë xhiron e botës në Facebook dhe Twitter, pra, ato që po shpërndahen më shumë?

Vendi i duhur është Rad URL.

Ai është një aplikacion uebi në të cilin mund të shihni një listë me 100 linqet më trendy të momentit në dy rrjetet sociale.

Linqet mund t’i rendisni në bazë të numrit të shpërndarjeve në Facebook apo Twitter, në mënyrë të ndarë nga njëri-tjetri. Ose, mund të përdorni algoritmin e kombinuar i cili shfaq në total numrin e shpërndarjeve në të dyja rrjetet. Nuk ka ndonjë detaj se si funksionon aplikacioni deri tani.

Secili link ka nje titull kryesor së bashku me uebfaqen ku ndodhet. Nëse vendosni mouse-in sipër linkut do të shihni një dritare të vogël që ju tregon paraprakisht se çfarë përmban ai.

Aplikacioni funksionon mjaft mirë. Përditësohet çdo 15 minuta por ndryshimet më të mëdha përsa i përket linqeve mund të vihen re orë pas ore. Është një aplikacion mjaft interesant për të gjetur gjërat më popullore në internet për momentin. (PCWord Albanian)