Rivali me i fuqishëm i Whatsapp x momentin : Telegram

Telegram-App-StoreVjen sfida ndaj aplikacionit Whats App, miliona shkarkime në pak orë

Prej disa ditësh në krye të klasifikimit të aplikacioneve më të shkarkuara në “App Store”, është Telegram Messenger. Ai është falas, zë pak memorie (vetëm 9 mb), mjaft i shpejtë dhe me opsionin e grupeve të njëkohshme të komunikimit deri 100 vetë njëherësh.

Duket se aplikacioni do të zhvendosë përfundimisht rivalin WhatsApp. Ky aplikacion lejon dhe marrje dhe dërgim videosh deri në 1 GB, dërgim dhe marrje fotosh në formë galerie të njëkohshme dhe prezantohet si aplikacioni më i sigurt aktualisht. Ai ka gjithashtu edhe opsionin “secret chat”.

Në vetëm pak orët e fundit, aplikacioni i ri i dërgimit të mesazheve në kohë reale, është shkarkuar nga më tepër se 6 milionë persona, duke shënuar kështu një sukses që ndoshta as krijuesit e tij nuk e kishin menduar.

“Boom”-i është shënuar në kohën kur WhatsApp kaloi në duar të “Facebook”, që u shoqërua me dyshime për ruajtjen e informacioneve. Sipas ideatorëve, Telegram Messenger shfrytëzon një sistem “re”, i mbuluar nga skripte.

Ky aplikacion mund te shkarkohet nga Apple Store dhe sistemi Android tek Google Play. Ai është i disponueshëm dhe në Shqipëri dhe suporton numrat celularë të të gjitha kompanive.

Telegram: https://www.telegram.org/

Burimi: noa.al

Posted on February 28, 2014, in Home, Informacion Per Ju, Lajme, Telefoni. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: