Ushtrimet ne C

PROJEKTI HARDSOFT

Leksioni 1

Duke u mbështetur në leksionin 1,përpiquni të krijoni aplikacionet e mëposhtme që paraqesin në moitor :

1.
*
**
***
****

2.
—-*
—**
–***
-****
*****
3.
Une quhem (emri juaj).
Une studioj (ku studioni).
Une jam ne vitin e (vendosni nje numer,me ane te nje variabli te deklaruar me pare).

4.
————–Sot eshte data 2.8.2013 (pa perdorur variabla,thjesht perdorni nje printf dhe escape kodes)
Tani eshte ora 12:00.
—————————-(rrjesht bosh)
Keto jane ditet me te nxehte te kesaj vere.
———————————————————-
———————————————————-
(2 rrjeshta bosh)
——————————————Fund.

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 1

Leksioni 2

Duke u mbështetur në leksionin 2,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program,duke përdorur variabla për ruajtjen e të dhënave të një CV që mund të plotësojë një përdorues cfarëdo.
Programi të shfaqë në monitor :

______________________ Curriculum Vitae
_______________________________________________________
_______________________________________________________
Emri : (përdoruesi do vendosë emrin e tij,i cili do të ruhet në një variabël)

Mbiemri : (përdoruesi do vendosë mbiemrin e tij,i cili do të ruhet në një variabël)

Mosha : (sa vjec,përdoruesi do vendosë moshën e tij,e dhëna do të ruhet ne një variabël,psh 20)

Profesioni : (përdoruesi do vendosë profesionin e tij e tij,i cili do të ruhet në një variabël,psh student)

Eksperiencë pune : (përdoruesi do vendosë vitet e tij gjatë të cilave ka kryer profesionin e tij ,i cili do të ruhet në një variabël, psh 5)

Email : (përdoruesi do vendosë email-in e tij,i cili do të ruhet në një variabël,psh dikush@hardsoft.al)

Nr. Tel : ((përdoruesi do vendosë numrin e tij,i cili do të ruhet në një variabël,psh 0991234567)

______________________________________________________

2. Të kodohet një program që të lexojë masën e një këndi në radian dhe të paraqesë atë në grade,minuta dhe sekonda.

______________________________________________________

3. Të kodohet një program që të lexojë një numër të plotë që trgon një sasi sekondash dhe të paraqesë sasinë e orëve , minutave dhe sekondave (të mbetur) që përmbahen në të .

_______________________________________________________

4. Të kodohet një program që llogarit pikët që arrin një maturant duke përdorur formulën :

piket=(0.2*(mesatare+nata_letersi+nota_matematik)*1.4+0.4*(koeficent_lendes_1_me_zgjidhje*nota_e_lendes1+ koeficent_lendes_2_me_zgjidhje*nota_e_lendes2)/2)*500

_______________________________________________________

5. Të kodohet një program që llogarit numrin e javëve të plota që përmban një sasi ditësh e dhënë .

_______________________________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 2

Leksioni 3

Duke u mbështetur në leksionin 3,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program ,ku pasi përdoruesi fut dy numra të plotë cfarëdo, gjen më të madhin prej tyre dhe e afishon në ekran.

_______________________________________________________

2.Kodoni një program që pasi merr trre numra të plotë nga përdoruesi, afishon në ekran mesazhin “Po!”, nëse ndonjëri prej tyre plotpjestohet me numrin 5 dhe “Jo!” nëse asnjëri prej tyre nuk e plotëson këtë kusht.

_______________________________________________________

3.Kodoni një program që gjen më të madhin e 3 numrave të futura nga përdoruesi dhe e afishon atë në ekran.

_______________________________________________________

4. Kodoni një program që merr nga përdoruesi 3 numra të plotë dhe pasi gjen më të madhin prej tyre,shumën e dy numrave të mbetur e krahason me këtë numër edhe afishon në monitor sipas rastit :
Numri x është më i madh se shuma y+z.

(nëse numri më i madh është më i madh edhe se shuma e dy numrave të tjerë të krahasuar me të)

ose
Numri x është i barabartë me shumën y+z.
(nëse numri më i madh është i barabartë me shumën e dy numrave të tjerë të krahasuar me të)
ose
Shuma y+z është më e madhe se numri x.
(nëse shuma e dy numrave të krahasuar me më të madhin është më e madhe se numri më i madh ndërmjet të krahasuarve)

_______________________________________________________

5. Kodoni një program që merr të dhëna nga përdoruesi për tipin (që do të futet me numrin 1 për autoveture,me numrin 2 për autobuz,dhe me numrin 3 për kamion) dhe shpejtesinë me të cilin qarkullon në autostradën Tiranë-Durrës mjeti A,dhe pasi afishon në monitor tipin e mjetit për të cilin bëhet fjalë afishon në rrjeshtin pasardhës :

a) për tipin autoveture :
1. Vetura po lëviz me shpejtësi nën normat e lejuara.
(nëse kjo shpejtësi është më pak se 80 km )
2. Vetura po lëviz me shpejtësi në normat e lejuara.
(nëse kjo shpejtësi është mbi 80 km/h por më pak se 110 km/h)
3. Vetura po lëviz me shpejtësi mbi normat e lejuara .
(nëse kjo shpejtësi është mbi 110 km/h).

b) për tipin kamion :
1. Kamioni po lëviz me shpejtësi nën normat e lejuara.
(nëse kjo shpejtësi është më pak se 60 km )
2. Kamioni po lëviz me shpejtësi në normat e lejuara.
(nëse kjo shpejtësi është mbi 60 km/h por më pak se 90 km/h)
3. Vetura po lëviz me shpejtësi mbi normat e lejuara .
(nëse kjo shpejtësi është mbi 90 km/h).

c) për tipin autobuz :
1. Autobuzi po lëviz me shpejtësi nën normat e lejuara.
(nëse kjo shpejtësi është më pak se 60 km )
2. Autobuzi po lëviz me shpejtësi në normat e lejuara.
(nëse kjo shpejtësi është mbi 60 km/h por më pak se 80 km/h)
3. Autobuzi po lëviz me shpejtësi mbi normat e lejuara .
(nëse kjo shpejtësi është mbi 80 km/h).

_______________________________________________________

(Udhëzim :
Në instruksionet if edhe else,aty ku vendosim një kod për plotësimin e një kushti llogjik apo mos plotësimin e tij,aty mund të vendosim edhe një seri kodesh,instruksionesh,por duke patur parasysh që këtë ta bëjmë duke ndërtuar një trup me anë të kllapave { dhe },sic bëjë në ndërtimin e trupit të funksionit main .
Për shembull:
Në një program që kërkon nga përdoruesi te japë temperaturën e mjedisit,në varësi të saj,programi kthen këto përgjigje :
If(temperature > 40){
printf(“Bën shumë nxehtë.”);
printf(“Temperaturat janë shumë të larta.”);
}
else if(temperature <20){
printf(“Temperatura është e ulët.”)
printf(“Në stinën e verës,zakonisht temperaturat gjatë ditës janë mbi
30 gradë”);
}

else printf(“Temperatura është normale.”);

Mbani parasysh këtë udhëzim në zgjidhjen e ushtrimeve,dhe zgjidhini ato duke përdorur vetëm instruksione të cilat kemi studiuar deri më tani,të tipit printf,scanf,if dhe else.)

_______________________________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 3

Leksioni 4

Duke u mbështetur në leksionin 4,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që merr nga përdoruesi një numër dhe afishon në monitor të gjithë numrat cift që janë më të mëdhenj se numri i dhënë,por më të vegjël se 100,dhe në rast se ky numër i dhënë (nga përdoruesi) është më i madh se 100 afishon në monitor një lajmërim për dhënien e këtij mesazhi.
___________________________________________

2. Kodoni një program që merr nga përdoruesi një numër të plotë dhe gjen shumën e numrave pozitiv më të vegjël se ky numër .
___________________________________________

3. Kodoni një program që merr nga përdoruesi dy numra të dhënë , ku njëri është të paktën 5 njësi më i vogël se tjetri , dhe gjen shumën,diferencën dhe herësin e kufizave të ndërmjetme.
Nëse nuk futen të dhënat në mënyrë korrekte,pra që të jetë njëri numër pesë njësi më i vogël se tjetri,programi të paraqesë një mesazh për rifutjen e të dhënave në mënyrën e duhur.
___________________________________________

4. Kodoni një program që merr nga përdoruesi të dhëna për stinën e vitit (cila stinë e vitit është,ku pranvera futet nëpërmjet numrit 1,vera me numrin 2,vjeshta me numrin 3 dhe dimri me numrin 4) , dhe pesë temperatura të matura gjatë ditës për dhjetë ditë për seciën stinë,gjen dhe shfaq në monitor:
Temperaturën maksimale , minimale dhe mesatare të cdo dite dhe cdo stine.
____________________________________________

5. Krijoni një ushtrim që kërkon zgjidhjen e një algoritmi,nëpërmjet instruksioneve printf,scanf,if dhe while ose do-while,zgjidhjen e të cilit jepeni në këtë status .

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 4

Leksioni 5

Duke u mbështetur në leksionin 5,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që paraqet në monitor kubin e numrave natyrorë më të vegjël se një vlerë e dhënë nga përdoruesi .

_____________________________________________

2. Përmirësoni zgjidhjet e ushtrimeve 2,3,dhe 4 të leksionit 3.

_____________________________________________

3. Kodoni një program që afishon në monitor karakteret shkronjore të tastjerës.

_____________________________________________

4. Kodoni një program që paraqet në monitor një trekëndësh të vizatuar në këtë formë :

*
**
***
****
*****

por për një numër të pakufizuar rrjeshtash,që lihet të vendoset nga përdoruesi .

_____________________________________________

5. Kodoni një program që gjen shumën e n numrave natyrorë tek ,e afishon në monitor , dhe nëse kjo shumë është më e madhe se 100 dhe është numër cift ,afishon në monitor që shuma është numër cift më i madh se 100 ,ndërsa nëse shuma nuk është më e madhe se 100 ose është numër tek , afishon në monitor që shuma nuk është numër cift më i madh se 100 .

_____________________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 5

Leksioni 6

Duke u mbështetur në leksionin 6,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që gjen shumën e parë më të madhe se një shumë e n numrave natyrorë të dhënë nga përdoruesi .
(Sqarim:Shuma edhe numri n vendosen nga përdoruesi në momentin e ekzekutimit.)

____________________________________

2. Kodoni një program që gjen prodhimin e 4 numrave,dhe në rast se ndonjëri nga numrat është zero (jo të gjithë këto numra janë zero,jo më shumë se dy numra janë zero) , gjen prodhimin e numrave të ndryshëm nga zero .

____________________________________

3. Kodoni një program,ku përdoruesi fut muajt e vitit (me numra,1 për janarin,2 për shkurtin,etj…),që gjen cilës stinë i takon muaji i dhënë .

____________________________________

4. Kodoni një program,ku përdoruesi fut 2 numra të plotë (të ndryshëm nga zero) dhe veprimin që duhet kryer (+,-,*,/),dhe sipas rastit gjen shumën,diferencën,prodhimin ose herësin e këtyre dy numrave.

____________________________________

5. Shkruani një ushtrim që mund të zgjidhet nëpërmjet operatorëve break,continue ose switch,dhe komentoni zgjidhjen e mundshme në këtë postim.

___________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 6

Leksioni 7

Duke u mbështetur në leksionin 7,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që lexon një sasi cfarëdo numrash të dhënë nga përdoruesi dhe kontrollon nëse numrat pozitivë janë futur më shumë se numrat negativë .

____________________________________

2. Kodoni një program që lexon një sasi cfarëdo numrash pozitivë dhe gjen mesataren e tyre .

____________________________________

3. Kodoni një program që lexon një sasi cfarëdo numrash, gjen më të voglin,më të madhin,dhe shumën e këtyre numrave .

____________________________________

4. Kodoni një program që zgjidh ekuacionin ax^2+bx+c=0 , në varësi të ndryshoreve a,b,c që vendos përdoruesi .

____________________________________

5. Shprehni paqartësitë që keni në zgjidhjen e këtyre ushtrimeve .

_____________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 7

Leksioni 8

Duke u mbështetur në leksionin 8,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që nëpërmjet një funksioni një kënd të dhënë në radian nga përdoruesi e kthen në gradë,minuta,sekonda.

____________________________________

2. Kodoni një program që nëpërmjet një funksioni gjen shumën s=1-1/2+1/3–1/4…+1/(n-1) – 1/n .

____________________________________

3. Kodoni një program që nëpërmjet një funksioni lexon një sasi cfarëdo numrash, gjen më të voglin,më të madhin,dhe shumën e këtyre numrave .

____________________________________

4. Kodoni një program që nëpërmjet një funksioni zgjidh ekuacionin ax^2+bx+c=0 , në varësi të ndryshoreve a,b,c që vendos përdoruesi .

____________________________________

5. Shprehni paqartësitë që keni në zgjidhjen e këtyre ushtrimeve .

_____________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 8

Leksioni 9

Duke u mbështetur në leksionin 9,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që gjen dy elementët e njëpasnjëshëm të një vektori,shuma e të cilëve është më e vogla .

____________________________________

2. Kodoni një program që krijon tabelën a[b] me elementët e përbashkët të tabelave a[n] dhe b[m] .

____________________________________

3. Kodoni një program që lexon vektorin v[a] dhe vendos në vektorin c[d] elementet e vektorit v pa përsëritje .

____________________________________

4. Kodoni një program që numëron sasinë e karaktereve që përdoruesi fut nga tastiera .

____________________________________

5. Kodoni një program që gjen shumën e elementëve të vektorit v[n] që ndodhen:
a- në pozicione teke
b- në pozicione cifte

_____________________________________

6. Kodoni një program që gjen sasinë e numrave të elementëve të vekorit v[n] që ndodhen në intervalin (a,b) për a dhe b te dhënë.

_____________________________________

7. Kodoni një program që për vektorin V[n] , vlerat e vektorit që ndodhen në pozicione tek ti kalojë ne vektorin T , ndërsa ato që ndodhen në pozicione cift ti kaloje në vektorin C dhe më pas ti afishojë këto 2 vektorë .

_____________________________________

8. Kodoni një program që për vektorin V[n] me numra reale përcakton pozicionin e elementit të parë negativ të vektorit (kur ky nuk ekziston të jape një mesazh).

_____________________________________

9. Kodoni një program që për vektorin V[n] gjen sa herë ndeshet vlera maksimale në të .

_____________________________________

10. Kodoni një program që për vektorët e dhënë A[N] dhe B[N afishon vektorin C[N] te tillë që C[i]=A[i]*B[i] .

_____________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 9

Leksioni 10

Duke u mbështetur në leksionin 10,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që afishon tabelën me dyfishin e vlerave të elementëve për një tabelë dypërmasore t[n][m] të njehsuar nga përdoruesi.

____________________________________

2. Kodoni një program që gjen numrin dhe shumën e elementëve negativë dhe pozitivë të tabelës t[n][m] të njehsuar nga përdoruesi.

____________________________________

3. Kodoni një program që gjen shumën e elementëve për cdo shtyllë të tabelës t[n][m] të njehsuar nga përdoruesi.

____________________________________

4. Kodoni një program që për tabelën t[n][m] të njehsuar nga përdoruesi , gjen më të voglën e shumave të rreshtave të tabelës.

____________________________________

5. Kodoni një program që gjen për tabelën t[n][m] të njehsuar nga përdoruesi,elementin më të madh për cdo rresht si dhe pozicionin e tij .

_____________________________________

6. Kodoni një program që për tabelën t[n][m] të njehsuar nga përdoruesi,ndërron vlerat e rreshtit të parë me vlerat e rreshtit të fundit dhe afishon tabelën.

___________________________________________

7. Kodoni një program që për tabelën a[n][n] të njehsuar nga përdoruesi, ndërron vlerën e elementëve të diagonales kryesore me atë të rreshtit të fundit dhe afishon tabelën.

_____________________________________

8. Kodoni një program që për tabelën a[n][m] të njehsuar nga përdoruesi, fshin shtyllën e dytë dhe afishon tabelën.

_____________________________________

9. Kodoni një program krijon dhe afishon tabelën b[n][n] me vlerat e transpozuara të tabelës a[n][n] të njehsuar nga përdoruesi.

_____________________________________

10. Kodoni një program që për tabelën dypërmasore a[b][c] që përmban notat e b studentëve që janë marrë në c lëndë afishon :
1.lëndën me numrin më të madh të dhjetave të marra,
2.studentin me note mesatare më të lartë.

_____________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 10

Duke u mbështetur në leksionin 11,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që përdor strukturën për të ruajtur informacionin e dhënë nga përdoruesi për emrin e studentit,numrin e tij ne rregjistër,lëndën dhe notën e provimit,dhe i afishon këto të dhëna në monitor.

____________________________________

2. Kodoni një program që gjen shumën e dy numrave kompleks të dhënë nga përdoruesi.

____________________________________

3. Kodoni një program që gjen diferencën e dy periudhave kohore të shprehura në orë,minuta dhe sekonda .

____________________________________

4. Përshtateni algoritmin e ushtrimit të parë për ruajtjen e të dhënave për një numër cfarëdo studentësh të dhënë nga përdoruesi .

____________________________________

5. Kodoni një program që merr të dhëna nga përdoruesi për emrat dhe notat e studentëve të marrë në një provim dhe afishon një nga studentët me notën më të lartë.

_____________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 11

Duke u mbështetur në leksionin 12,përpiquni të krijoni këto aplikacione:

1. Kodoni një program që,duke përdorur shënjues,merr 5 numra nga përdoruesi dhe i printon në monitor duke filluar nga numri i fundit i vendosur e deri tek i pari .

____________________________________

2. Kodoni një funksion që gjen dyfishin e një variabli të njehsuar nga përdoruesi,duke përdorur shënjues.
Funksionin përfshiheni në një program.

____________________________________

3. Kodoni një program që afishon emrin e librit,autorin dhe numrin e faqeve të tij,duke përdorur shënjues në nje strukturë të deklaruar në funksionin main .

____________________________________

4. Kodoni një program që gjen minimumin dhe pozicionin e tij në tabelën dy-përmasore t[n][m],duke vepruar drejtpërdrejt mbi variablat e programit,dhe jo me kopjet e tyre.

____________________________________

5. Shprehni paqartësitë që keni në zgjidhjen e këtyre ushtrimeve.

_____________________________________

Zgjidhja e Ushtrimeve te Leksionit 12 (I fundit)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: