Si të krijoni një BLOG ?

web pagesBlogjet përbëjnë një prej elementeve më cilësore të internetit. Demokratizimi i kulturës dhe informacionit në vitet e kaluara nuk do të kishte ndodhur pa praninë e blogjeve.

Çfarë duhet të bëni për të krijuar një blog?

Fillimisht duhet përzgjedhur platforma në të cilën do të ndërtohet blogu. Disa prej platformave më të mira pa pagesë janë: Tumblr, WordPress, Blogger. Disa platforma të tjera pa pagesë dhe premium janë: Weebly, Squarespace, TypePad.

Ndër faqet më cilësore pa pagesë është cilësuar WordPress duke qenë se ka një ndërfaqe të këndshme dhe mund të përshtatet sipas dëshirës. Në qoftë se dëshironi të investoni më tepër atëherë mund të kaloni në llogarinë premium për të përftuar më tepër funksionalitete.

Në rast se nuk dëshironi të shpenzoni dhe po kërkoni të bëheni pjesë e një komuniteti blogjesh atëherë Tumblr do të ishte një zgjedhje shumë e mirë, por duhet pasur parasysh se përdorimi i saj është i përshtatshëm për postime të shpejta dhe të shkurtra si p.sh një foto ose një link.

Pasi të keni kaluar me sukses këtë hap duhet që t’i bëni vetes dy pyetje shumë të rëndësishme. Çfarë dua të shkruaj në blogun tim? dhe Cili do të jetë stili i blogut tim? Disa njerëz krijojnë një blog për interesa profesionale, ndërsa disa për hobi. Disa preferojnë të shkruajnë për tema të ndryshme njëkohësisht, ndërsa disa të tjerë përqendrohen tek një temë e vetme. Ka edhe nga ata persona që shkruajnë për jetën e tyre duke e përdorur faqen në WordPress ose Tumbl në formën e një ditari publik.

Përsa i përket stilit të blogut është e vështirë të përcaktohen rregulla pasi është një element që zhvillohet gjatë publikimeve të vazhdueshme. Ju duhet të provoni të flisni sa më natyrshëm që të jetë e mundur.

Shkruani njëlloj sikur të jeni duke biseduar me dikë ose përdorni programe që konvertojnë zërin në tekst (Speech-to-text) për të përcjellë në postim ndjesinë e bisedimit. Megjithatë edhe në qoftë se stili juaj i të shkruarit është pak më formal, nuk përbën problem pasi nuk ekzistojnë rregulla të paracaktuara për mënyrën e shkrimit në blog. Mjafton të gjeni zërin tuaj dhe të shkruani.

Kush është çelësi kryesor i zhvillimit të një logu?

Pasi të keni përcaktuar platformën e blogut, temën/temat ku do të përqendroheni dhe stilin përkatës mund të mendoni se gjithçka është në rregull, po e keni gabim! Çelësi kryesor i zhvillimit të një blogu, sidomos në qoftë se doni të keni një shkallë të lartë lexueshmërie është të vazhdoni të shkruani.

Kjo nuk do të thotë që faqja juaj do të jetë e mbushur me postime pafund, por në përgjithësi është mirë të publikoni njëherë në ditë. Qëndrueshmëria është gjithashtu shumë e rëndësishme sidomos kur blogu juaj fillon të ndiqet nga shumë njerëz dhe ata janë në pritje të postimeve tuaja, por asnjëherë mos lejoni që blogu të shndërrohet në aktivitetin kryesor të ditës në rast se nuk fitoni para prej tij ose në rast se nuk është profesioni juaj. (PCWorld Albanian)

Posted on November 22, 2013, in Home, Informacion Per Ju and tagged . Bookmark the permalink. 1 Comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: