Sa do jete madhesia e ekraneve te smartfoneve ne vazhdimesi ?

Windows-Phone-8Sipas raportimeve më të fundit, pritet që prodhuesit e smartfonëve të vazhdojnë të lançojnë pajisje me ekrane të mëdhenj, kryesisht 5 deri në 6 inç, duke qenë se niveli i shitjeve të smartfonëve me ekran mbi 6 inç ka qenë më i ulët nga sa mendohej.

Ndër smartfonët me ekrane mbi 6 inç përfshihet Samsung Galaxy Mega 6.3, Ascend Mate i prodhuar nga Huawei, Sony Xperia Z Ultra dhe HTC One Max. Sipas burimeve, shitjet e këtyre modeleve nuk kanë qenë në nivelin që pritej dhe si arsye kryesore për këtë mendohet të jetë kryesisht shqetësimi lidhur me mobilitetin.

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti u vu re se shitjet e smartfonëve me ekrane 5-6 inç përbënin 20% të shitjeve globale të smartfonëve, nëdrsa shitjet e pajisjeve me ekran 6-7 inç përbënin vetëm 3% të shitjeve globale.

Mesa duket hibridët smartfon-tablet (5-6 inç) konsiderohen më praktikë sesa hibridët 6-7 inç, prandaj ka të ngjarë që ky segment smartfonësh të shndërrohet në modelin e preferuar në vazhdimësi.

Për t’u përshtatur me trendin e tregut, së shpejti do të lançohen disa smartfonë me ekrane 6 inç përfshirë këtu Nokia Lumia 1520, Fonepad Note 6 nga Asustek Computer dhe Liguid S2 nga Acer. (PCWorld Albanian)

Posted on November 22, 2013, in Home, Lajme, Telefoni and tagged . Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: