Sa shanse ke për të fituar në bixhoz?

BixhoziNë Itali, një matematikan dhe një fizikan po ndihmojnë të rinjtë të qëndrojnë larg lojërave të fatit. Ata u mësojnë nxënësve shanset e pasurimit të shpejtë, me shpresën që në të ardhmen ata të mos krijojnë varësi ndaj bixhozit. Gjithashtu, për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit, po përdoret një kazino e rreme.
Në qytetin e Trentos, në Italinë verilindore, një grup nxënësish kanë mbushur një dhomë të errët, ku luajnë ruletë dhe poker. Por atu nuk ndodh asgjë e paligjshme; është një kazino e rreme e cila përdoret për të përcjellë tek të rinjtë rreziqet e bixhozit.
Matematikani Paolo Canova dhe fizikani Diego Rizzuto janë autorët e projektit “Fate il nostro giocco”, apo “Luaj lojën tonë”. Ata shpjegojnë shanset e fitores dhe problemet me të cilat mund të përballen njerëzit me maninë e lojërave të fatit.

“Në teori të rinjtë nuk mund të luajnë bixhoz, sepse, në Itali, është i ndaluar për personat nën moshën 18 vjeçare. Pra, nxënësit në teori nuk mund të dinë si të luajnë lojërat e fatit. Por cili është realiteti? Në të vërtetë, të rinjtë i njohin këto lojëra shumë mirë dhe kur ne flasim për kompjuterat e bixhozit, për llotaritë, për lojërat “Gërvisht e fito” apo për pokerin, kuptojmë që ata dinë më shumë se ne.”

Me një liberalizim gradual të tregut italian të lojërave të fatit, që nga viti 2003, kompjuterat e video pokerit dhe të lojërave të tjera janë përhapur shumë nëpër bare e kafene. Edhe në mjediset e shërbimit postar kanë filluar të shite bileta të “Gratta e Vinci”, Gërvisht e fito.

“Unë shkova në një bar për kafe, dhe kisha 2 euro në xhep. Kusurin, 1 euro, e futa në kompjuter për të luajtur,” thotë Nicola Borgogno, një nxënës i shkollës së mesme.
Lorenzo Cucci, 15 vjeç, shton se është e mundur që lojtarë të mitur të provojnë fatin e tyre në lojërat kompjuterike të fatit.

“Jo të gjithë të kërkojë kartën e identitetit për të të lejuar të luash.”

Të rinjtë ndonjëherë luajnë bixhoz edhe në internet, ku është më e lehtë për të fshehur moshën. Italia ka një nga tregjet më të mëdha të kumarit në botë, me shpenzimet totale të konsumit të rritura nga 14,3 miliardë euro në vitin 2000 në rreth 80 miliardë euro në vitin 2011. Pavarësisht problemeve financiare të vendit, këto shifra thuhet të jenë ende në rritje.

Paolo Canova dhe Diego Rizzuto janë duke përdorur matematikën si një “ilaç” logjik për të parandaluar varësisë ndaj bixhozit.

“Projekti lindi si një ide matematikore. Unë jam matematikan, ndërsa Diego është fizikan. Ishim në kërkim të një mënyre zbavitëse dhe interesante për të shpjeguar matematikën.”

Të rinjtë po mësojnë se lojërat janë të programuara në favor të pronarit me një përqindje të caktuar. SuperEnalotto është një llotari e luajtur gjerësisht në Itali.

“Cilat janë shanset për të fituar në qoftë se keni zgjedhur gjashtë numra? Cili është probabiliteti që ata të jenë gjashtë numrat fitues të SuperEnalottos? Përgjigja është 1 në rreth 623 milionë. Pra, ka më shumë gjasa që Toka të shkatërrohet nga një asteroid në vitin 2036 sesa që gjashtë numrat tuaj të fitojnë SuperEnalotton.”

Të paktën 700 mijë italianë kanë zhvilluar varësi nga lojërat e fatit dhe ka mijëra të tjerë që nuk njihen hapur si të tillë. Projekti i zotërinjve Canova dhe Rizzuto po përdoret nga qeveria e rajonit të Piemontes. Ata japin mësime mbi probabilitetin matematikor të kumarit, në mbi 50 shkolla të rajonit italian. Në të ardhmen, fushata e ndërgjegjësimit pritet të përhapet në qytete të tjera italiane.

Posted on April 25, 2013, in Home, Lajme. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: