Anonymous shpall 22 Prillin “Ditën e errësimit të internetit”

anonymous122 Prilli është quajtur “Dita e errësimit të internetit” nga Anonymous. Anonymous ka kërkuar që pronarët e uebfaqeve të errësojnë faqet e tyre më 22 Prill në orën 08:00, në shenjë proteste kundër CISPA. Protesta do të zgjasë 24 orë dhe do t’i tregojë qeverisë “unitetin dhe fuqinë e internetit, që po përpiqen të shfrytëzojnë”. Së bashku me errësimin e uebfaqeve të tyre, pronarëve të faqeve të internetit, iu është kërkuar të shfaqin një mesazh se pse marrin pjesë.

CISPA, Akti i Mbrojtjes dhe i Shpërndarjes Inteligjente, u miratua nga shteti amerikan më 18 Prill me një shumicë votash prej 288 me 127. Projektligji do të lejojë korporatat të shkëmbejnë informacionet e përdoruesve me qeverinë, pa pasur nevojë për një urdhër. Projektligji do të nxjerrë të pavlefshme çdo kontratë që kompanitë kanë me përdoruesit e tyre, marrëveshjet e njëjta që sigurojnë përdoruesit se nuk do të ndajnë informacionin e tyre personal me askënd.

Në mënyrë që të inkurajojë Shtëpinë e Bardhë për të mos pranuar projektligjin, Anonymous dhe një pjesë e madhe e internetit, do të marrin pjesë në ndërprerjen e shërbimeve për të treguar kundërshtimin e tyre të unifikuar kundër tij.

Nëse ju keni një faqe interneti dhe keni ndërmend të merrni pjesë në këtë ngjarje, Anonymous ka dhënë udhëzime se si ta bëni këtë.

Posted on April 22, 2013, in Home, Lajme and tagged , . Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: