Çfarë është HTML?

HyperText Markup Language (HTML) është bashkësi kodesh të përdorur për të ndërtuar faqet Ueb.

Pra, është gjuha që përdoret për të ndërtuar faqet Ueb. Mundëson ndërtimin, ndryshimin dhe mirëmbajtjen e faqeve në World Wide Web, që njihet dhe si dotNet. WWW ose Ueb është një bashkësi serverësh ku janë publikuar sasi të mëdha dokumentesh. Para se të shohim se çfarë është HTML, është e rëndësishme të dimë se çfarë HTML nuk është.

E para, nuk është e vështirë në të kuptuar dhe përdorim.

E dyta, HTML nuk është një gjuhë e vërtetë programimi (më shumë formatimi). Nuk është një gjuhë për të shkruar programe Ueb. Termat dokument dhe faqe përdoren shpesh në mënyrë të shkëmbyeshme kur flitet për faqet Ueb. Ato nuk tregojnë të njëjtën gjë. HTML përdoret për të krijuar dokumente elektronike, që mund të lexohen në sisteme të ndryshme duke përdorur softuerë të quajtur browser (shfletues).

Shfletuesi përkthen kodet HTML në një paraqitje në ekran.

Teknikisht dokumenti janë kodet aktuale të HTML, ndërsa faqja është ajo çfarë duket mbasi përkthehet nga shfltuesi.

Tags

Janë kode HTML që janë të mbyllur brenda < dhe >.

P.sh <BR> vendos një kthim në rreshtin tjetër.

Tag-et janë në dy tipa të përgjithshëm

-Containers

-Tag-e bosh (nuk rrethojnë ndonjë tekst)

Container

Një container ka një tag hapës dhe një tag mbyllës.

Brenda tag-ve ndodhet informacioni që kontrollohet nga container-i.

Psh <B>bold</B>

Çdo tag hapës duhet të shoqërohet nga një tag mbyllës.

<HEAD>Të dhëna të kokës</HEAD>

Përshkrimi– Siguron informacione përshkruese rreth një dokumenti si pjesë e kokës.

Tipi– Container

Atributet– dir, lang

<BODY>Të dhëna të trupit</BODY>

Përshkrimi– Përcakton përmbajtjen e një faqeje Ueb.

Tipi– Container

Atributet– alink, background, bgcolor, class, dir, id, link, onClick, onDblClick, onKeyDown, onKeyPress, onKeyUp, onLoad, onMouseDown, onMouseMove, onMouseOut, onMouseOver, onMouseUp, onUnload, style, text, title, vlink.

Një stil është një bashkësi rregullash formatimi, që i tregojnë shfletuesit sesi autori pëlqen të paraqesë përmbajtjen e faqes.

Stili përcakton karakteristikat e vendosjes, madhësisë, ngjyrës, fontit etj.

Cascading Style Sheets (CSS) krijohen stile nga vetë autori dhe aplikohen pastaj në faqet Ueb.

<!—comment–>

Pershkrimi– browserat injorojnë çdo text të vendosur brenda këtij tag-u.

Tipi-s’ka

Atributet-s’ka

Përdor këtë tag për të përcaktuar autorin dhe datën e krijimit të dokumentit

<H1>Heading</H1><H2></H2><H3></H3><H4></H4><H5></H5><H6></H6>

Përshkrimi– përcakton një nga gjashtë nivelet të titullit.

Tipi– Container

Atributet-a lign, class, dir, id, lang, onClick, onDblClick, onKeyDown, onKeyPress, onKeyUp, onLoad, onMouseDown, onMouseMove, onMouseOut, onMouseOver, onMouseUp, style, title.

 

Atributi bgcolor kontrollon ngjyrën e sfondit të faqes.

Psh <BODY bgcolor=“yellow”>

Ose <BODY bgcolor=“#FFFF00”>

Atributi background na lejon të vendosim një imazh në sfond të faqes sonë

Atributi text vendos ngjyrën për të gjithë tekstin në faqe, përveç tekstit që përfshihet brenda container <A>.

Këto tre atribute na lejojnë të kontrollojmë ngjyrën e lidhjeve.

alink – kontrollon ngjyrën e lidhjes aktive, ose lidhjen që shënohet nga miu. Përdoret vetëm nga Navigator, të tjerët e injorojnë.

link – kontrollon ngjyrën e të gjithë hiperlidhjeve që përdoruesi nuk ka vizituar.

vlink – kontrollon ngjyrën e të gjithë lidhjeve që përdoruesi ka vizituar tashmë.

Disa shembuj do t’i jap në postimet në vazhdim.

Posted on April 21, 2013, in Home, HTML, Informacion Per Ju. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: