Nga viti 2014 Windows Phone 8 do të mbështesë 1080p dhe qarqe quad-core

Windows-Phone-8Windows Phone 8 është një sistem operativ mjaft i shkëlqyer, por mbështet vetëm rezolucionin 720p, si edhe cilësinë e ulët të rezolucioneve WVGA dhe WXGA. Megjithatë, thuhet se Microsoft do të mundësojë suport për 1080p në Windows Phone 8 nga fundi i këtij viti.

Pra Microsoft do të sjellë një përditësim të ri për Windows Phone 8. Thuhet se përditësimi do të arrijë në kohë për sezonin e festave.

Kjo do të thotë se telefonat të cilët suportojnë Windows Phone 8 me ekran të gjerë dhe rezolucion 1080p mund të jenë të disponueshëm për blerje deri në nëntor.

Përditësimi gjithashtu do të sjellë mbështetje për procesorët Qualcomm quad-core, të cilët do t’iu lejojnë prodhuesve të përdorin qarqe quad-core të fuqisë së lartë në pajisjet Windows Phone 8.

Posted on April 10, 2013, in Home, Lajme. Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a comment